NUH PEYGAMBER (ARNAVUTÇA)
Komisyon
KİTAP HAKKINDA
Kaluan shumë vite që nga ardhja e Pejgamberit Adem në botë. Shumë e shumë vite, qindra, madje mijëra vite. Njerëzit u shumuan, u përhapën në sipërfaqen e tokës. U ndërtuan fshatra, qyteza dhe qytete. Mirëpo numri i të këqinjve e tejkaloi numrin e të mirëve. Për më tepër njerëzit e harruan Allahun dhe nisën të adhurojnë statujat, pra idhujt. Por Nuhu ishte ndryshe! Ai ishte një rob që falënderonte Allahun. Dhe nuk adhuronte kurrë askënd tjetër pos Allahut. Kur do të kërkonte diçka e kërkonte veçse nga Allahu. Sepse çdo gjë e kishte krijuar Allahu. Kur trembej, mbështetej tek Allahu. Sepse Allahu ishte më i madh se çdo gjë tjetër. Dhe kur hante një frut të shijshëm falënderonte veçse Allahun.