KategoriResmi
Yazar : Komisyon
Yayın Evi : DİB
Basım Dili : Arnavutça
ISBN : 9789751967893
E-Kitap : PDF
Arrow
DİNİ İSTİSMAR FETÖ/PDY OLAĞANÜSTÜ DİN ŞUR. KARARLARI ARNAVUTÇA

DİNİ İSTİSMAR FETÖ/PDY OLAĞANÜSTÜ DİN ŞUR. KARARLARI ARNAVUTÇA

Komisyon

KİTAP HAKKINDA

Pas përpjekjes së përgjakshme të natës së 15 korrikut 2016, të kryer nga një organizatë që e keqpërdor fenë (FETÖ/PDY), me qëllim që të vlerësojmë procesin brenda të cilit gjendemi si shtet dhe si popull; që të përcaktojmë dëmet e shkaktuara nga kjo organizatë dhe organizatat e ngjashme me të ndaj shtetit, popullit dhe fesë sonë; që të konsultohemi në aspektin fetar sa i përket kësaj çështjeje dhe të konstatojmë hapat konkret që do të hidhen, si domosdoshmëri e nenit 5 të Statusit të Këshillit Fetar të Konsulencës, Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë, me një nen të vetëm të rendit të ditës, në datat 3-4 gusht 2016 ka mbledhur në Ankara Këshillin e Jashtëzakonshëm Fetar. Të gjithë vëllezërit tanë vullnetarë fetarë, të cilët me qëndrimin dinjitoz, të guximshëm dhe të ndershëm përballë tentativës tradhtare dhe të përgjakshme të puçit, u bënë shembull për të gjithë botën, i dolën për zot atdheut, popullit, vullnetit kombëtar dhe rregullit ligjor. Natën e 15 korrikut ata mbajtën të gjallë entuziazmin shpirtëror të popullit tonë dhe për këtë do të përmenden me falënderim e mirënjohje gjatë gjithë brezave. Urojmë dhe kërkojmë mëshirë nga Allahu për dëshmorët e nderuar, të cilët, ashtu si në ditët e luftës së Çlirimit, iu përgjigjën menjëherë ftesës për t’i dalë zot nderit dhe dinjitetit të popullit dhe arritën në nivelin e dëshmorit. Po ashtu, urojmë shërim të shpejtë për gazinjtë e plagosur! Të përpiqesh të rrëzosh me armë një qeveri legjitime të bazuar në vullnetin e popullit, duke u organizuar nën maskën e fesë, të shumëzosh me zero vullnetin e popullit, është një grabitje e së drejtës. Nga pikëpamja fetare ky nuk mund të konsiderohet një veprim legjitim. E mallkojmë ashpër dhe me urrejtje këtë përpjekje.