KategoriResmi
Yazar : Prof.Dr. İbrahim Sarıçam
Yayın Evi : DİB
Basım Dili : Arnavutça
ISBN : 9789751968661
E-Kitap : PDF
Arrow
 HZ. MUHAMMED VE EVRENSEL MESAJI ARNAVUTÇA

HZ. MUHAMMED VE EVRENSEL MESAJI ARNAVUTÇA

Prof.Dr. İbrahim Sarıçam

KİTAP HAKKINDA

Qëllimi i këtij punimi është të prezantojmë në mënyrë të drejtë realitetet e jetës së Muhammedit (s.a.s.), të mundësojmë kuptimin e jetës së tij, të parashtrojmë veprimtaritë dhe sjelljet e tij, të cilat janë me cilësi universale dhe të pasqyrojmë qasjen e tij në disa tema të caktuara. Rëndësia e kuptimit dhe njohjes siç duhet të Muhammedit (s.a.s.) është e qartë. Sepse jeta e tij është një fushë në të cilën dispozitat dhe vlerat islame shndërrohen në një jetesë dhe arrijnë të vijnë në një formë të posaçme e karakteristike. Njohja mirë e tij, ashtu si do të jetë shkak për marrjen si shembull, edhe njohja në mënyrë jo të saktë dhe të drejtë, mund të bëhet shkak për lindjen e zbatimeve dhe praktikave të dëmshme në nivel që të shkaktojnë tjetërsimin e fesë, po ashtu dhe për lindjen e rrymave të dëmshme. Synimi i Islamit mund të realizohet bashkë me kuptimin drejt të Islamit dhe marrjen shembull nga ai në formë të drejtë. Përveç kësaj, për shkak se Pejgamberi ka vepruar gjithnjë në përshtatje me frymën e Kur’anit të Madhërueshëm, kuptimi i tij do të ndihmojë në kuptimin e Kur’anit të Madhërueshëm.